AGS OFFICES

  • Investor: AGS Offices

  • Destination: AGS

  • Floors: P

  • Location: Prishtina

  • Date: 15/07/2022

AGS Offices represent the today’s contemporary offices and harmonious work environments.

This project’s conceptual approach strives for three key characteristics: Constructive Elements, Separation Elements, and Flexible Natural Elements, each of which is allocated and related to one another via the use of light, color, and material. Beginning with Terrazzo Inside the office, the flooring has an infinite color palette formed by delicate pastel variations in the floor, producing pleasing settings for the eye. There is a connection between the floor and the walls, and the colors and variations between them have produced a work atmosphere that is both appropriate and comfortable. The purpose of color in the workplace is to keep individuals motivated, active, and focused. These pieces symbolize the walls that divide areas into individual offices and conference rooms while maintaining visual contact through glass to make the spaces appear to be one. To avoid reducing the office’s height, no interventions were made in the ceiling, which means that the existing material of “Béton Brut” was preserved and used to benefit the office’s aesthetic type. Another approach to today’s building is Biophilic Design. The utilization and inclusion of nature and greenery indoors has demonstrated several qualities and benefits to building users. Plants and trees utilized in workplaces promote productivity, improve air quality by lowering the proportion of pollutants, and create “zones” that provide calmer sections of the office. Greenery represents now an identifiable part of the office. When such natural components are incorporated, the cactus is useful to the office in many ways, absorbing noise, enhancing productivity, and providing a sense of satisfaction in the workplace.

Zyrat AGS përfaqësojnë zyret e sotme bashkëkohore dhe ambientet harmonike të punës.

Qasja konceptuale ndaj këtij projekti synon tre karakteristika kryesore; Elementet konstruktive, elementet ndarëse dhe elementet natyrale fleksibile, ku secili prej tyre i jipet dhe lidhen me njëri-tjetrin nëpërmjet përdorimit të dritës, ngjyrës dhe materialit. Duke filluar me dyshemene Terrazzo brenda zyrës, ekziston një gamë e pakufizuar ngjyrash që krijohet nga nuanca të buta pastel në dysheme duke krijuar ambiente të këndshme për syrin e njeriut. Ekziston një ndërthurje midis dyshemesë dhe mureve, ngjyrat dhe nuancat mes njëra-tjetrës kanë krijuar një ambient pune sa të përshtatshëm dhe komod. Qëllimi i ngjyrës brenda një vendi pune është ti mban punonjësit të motivuar, energjikë dhe të fokusuar. Këta elementë përfaqësohen si elemente që kryejnë funksionin e  ndarjes së hapësirave në zyra individuale dhe dhoma takimi, ndërkohë që kontakti vizual mbetet përmes qelqit, duke mundësuar perceptimin e hapësirave në një. Për të mos reduktuar lartësinë e katit nuk është bërë asnjë ndërhyrje në pllafon, që do të thotë se materiali ekzistues i “Béton Brut” (betonit të gjallë) është konservuar dhe përdorur në avantazh të dizajnit estetik të zyrës. Dizajni Biofilik është një tjetër qasje ndaj arkitekturës së sotme. Përdorimi dhe inkorporimi i natyrës dhe gjelbërimit në ambiente të mbyllura ka treguar shumë vlera dhe përfitime për shfrytëzuesit e ndërtesave. Bimët dhe pemët e përdorura brenda hapësirave të punës rrisin produktivitetin, ruajnë cilësinë e ajrit duke ulur përqindjen e toksinave dhe gjithashtu krijojnë “zona” që ofrojnë hapësira më të qeta të një vendi pune. Gjelbërimi përfaqëson tani një pjesë identifikuese të zyrës. Përdorimi i kaktusit është i dobishëm për zyrën në shumë forma, duke absorbuar zhurmën, duke rritur produktivitetin dhe duke krijuar një ndjenjë lumturie në vendin e punës.